Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku i reagon Kurtit: Nëse dikush të quan vëlla nuk është fyerje

nga Venera Grabanica13 shtator 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, pas takimit që pati me kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ku tha se ky i fundit i kërkoi ta ndihmonte si vëlla.
Në një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se nuk është fyerje të adresuarit me motër e vëlla.
“Me të thanë motër, vëlla, nuk është fyerje. Përkundrazi. E me e pranu si fyerje flet vetëm për ty, Albin. Mungesa e empatisë është simptomatike. Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo i kërkoi Kurtit të bëjë zgjidhje, pasi sipas saj, kjo varet nga ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →