Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku: Dialogu me Serbinë ka degraduar, duhet të rilind

nga Venera Grabanica1 prill 2025
Çitaku: Dialogu me Serbinë ka degraduar, duhet të rilind

(Lajm i përditësuar)

Çitaku: Dialogu me Serbinë ka degraduar, duhet të rilind

Në ”Click” të RTV21 Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se ai është degraduar në bisedime për çështje teknike, larg fokusit nga njohja reciproke.

”Ne do të synojmë që procesi i dialogut duhet të rilind, në mënyrën që është është vdekje klinike për shumë arsye, nuk ka dialog, mund të ketë vetëm takime. Klasa politike ta kuptoj që bashkëbisedusi kryesor në këtë proces është Brukseli dhe Washingtoni dhe jo Beogradi”, tha Çitaku.


Çitaku: PDK ruan lidhjet me aleatët, Hamza planifikon vizitë në Washington si kryeministër

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, theksoi se partia ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me aleatët ndërkombëtarë, duke u shprehur kritike ndaj Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo gjithashtu njoftoi se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, planifikon të realizojë vizitën e tij të parë zyrtare në Uashington brenda 100 ditëve të para në detyrë

”Ne kemi qenë edhe konsistent në deklarimet tona lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe e kemi mbajtur komunikimin me aleatët ndërkombëtar. Ne besojm që marrëveshje e Ohrit është e pamjaftueshme” tha Citaku.

”Në këto gati 3 dekata natyra e raporteve të Kosovës me SHBA është diktuar nga kush e qeverisë Prishtinën jo kush është në Shtëpinë e Bardhë, dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të hapura për Kosovën gjithmonë”, tha Citaku.

Ajo tutje ka shtuar se ”Ne kemi kontaktet që nuk i kemi ndërpre asnjëherë edhe me republikanët edhe me demokratët”.


Çitaku: PDK-ja synon kandidat konsensual për president

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku theksoi se PDK-ja do të diskutojë për kandidatin për president kur të vijë koha, duke synuar një kandidat konsensual.

Ajo shtoi se, për PDK-në, interesi kombëtar është mbi gjithçka, dhe se VV-ja ka vepruar në mënyrë që ka dëmtuar raportet me aleatët ndërkombëtar.

”Sigurisht që ne do të mendojmë dhe do të diskutojmë për punën e presidnetit kur të vijë Kosova, nëse jemi në Qeveri ne do të mundohemi të ofrojmë vendit një kandidat konsensual sikurse që secili deputet ka të drejtë të dikustojë për t’i foruar një kandidat. Kosova në këtë vit që është kritik ka sfida më të mdha se sa puna e presidentit që vijë në Pranverë të vitit të kaluar”, tha Çitaku.


Çitaku: VV-ja e vetmja që nuk e votoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se politika e konsensusit në Kosovë është dëmtuar me hyrjen e VV-së në Parlament.

Ajo kujtoi se VV-ja ishte partia e vetme që nuk e votoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, duke theksuar se kjo ka ndikuar në zhvillimet politike në vend.

”Politika e konsensusit është rrënuar në Kosovë me hyrjen e VV-së në paralemnt, une e mbajë mend mirë që partia e vetme që nuk e ka votuar marrëveshjen e stabilizim asocicomit ka qenë VV, partia e vetme që nuk e ka votuar asnjë dokument të rëndësishëm”, tha Çitaku.


Çitaku: Krasniqi është takuar me Limajn, Nisma preferon një qeveri nga opozita

Nëkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Fatmir Limajn. Sipas saj, Nisma, e drejtuar nga Limaj, preferon një qeveri të formuar nga opozita.

Ajo theksoi se, si subjekte të ndara, nuk mund t’u imponojnë njëra-tjetrës mënyrën e funksionimit.

”Unë mund të ju konfrimoj se Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me Fatmir Limajn, po ne nuk mund të ia impnojmë aksujt mënyren e funskitonimit se jemi subjetke të ndara, për dikë prioritet është pozita, për dikë qeverisja për dikë kthimi i Kosovës në binar, edhe Limaj parapelqen një qeveri të opozitës”, tha Citaku.

Gjithashtu Çitaku ka konfirmuar se ”Partitë e pakicave jo serbe, po ka pasur takime edhe me përfaqësusesit e komuniteteeve jo shumicë, me vjen keq për presionin në të cilin gjinden ata”.

”PDK nuk ka qëndruar duar kryq”, Çitaku: Kryeministri në detyrë do të dështojë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) të ndërtojë institucionet, por PDK-ja është e gatshme të marrë përsipër formimin e qeverisë nëse kryeministri aktual dështon. Ajo theksoi se PDK-ja ka pasur takime me partitë opozitare dhe është e angazhuar për të nxjerrë Kosovën nga situata aktuale.

”I takon VV-së të provoj të ndërtoj insititucionet. Ne nuk kemi ndenjur duar kryq jemi takuar me partitë tjera opozitare, ka pasur takime, PDK është e gatshme të marrë përsipër përpjekjet për të nërtuar qeverinë e re në rast se kryeministri në detyrë deshton e që po duket se do të dështojë”, tha Citaku.


Çitaku: Nuk friksohet askush nga VV e aq më pak dikush nga PDK-ja

Vlora Çitaku nënkryetarja e PDK-së ka theksuar se askush nuk duhet të friksohet nga VV-ja, ashtu siç nuk duhet të ndodhë as me PDK-në. Ajo ka theksuar rëndësinë e kujdesit në përdorimin e gjuhës në politikë, duke theksuar se politika nuk është për zbavitje apo për rrëzim duarsh.

”Nuk friksohet askush nga VV e aq më pak dikush nga PDK-ja, ne mendojmë që duhet të jemi më të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës, politika nuk është as për zbavitje e as për rrëzim duarshë”.


Çitaku: PDK do të bashkohet për të formuar Qeverinë dhe për ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në ”Click” të RTV21 shprehu besimin se, kur t’i vijë radha si opozitë, PDK-ja do të bashkohet me partitë tjera për të formuar qeverinë dhe për ta nxjerrë Kosovën nga situata aktuale.

Ajo theksoi se, si parti opozitare janë të angazhuar për të kontribuar në zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

”Po besoj që kur të na vijë radha ne si opozitë që kur të marrim përsipër formimin e qeverisë qe ne si parti opozitare do të bashkohemi për ta nxjerr Kosovën nga moqeali që e ka vendosur kjo kast politike”, tha Çitaku.


Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nuk ka sulmuar asnjëherë LDK-në, asnjë subjekt tjetër opozitar.

Ajo theksoi se kjo qasje është pjesë e angazhimit të PDK-së për një politikë konstruktive dhe respektuese ndaj të gjitha subjekteve politike në vend.

”Vërtetë nuk e kemi sulmuar asnjëherë jo vetëm LDK-në por asnjë subjekt tjetër opozitar”, tha Çitaku.


Çitaku: Ofrova ndihmë për Anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por mora përgjigje negative

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar rëndësinë e kompromisit në politikë, duke pohuar se PDK-ja ka qenë e gatshme të ofrojë ndihmë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tutje ajo ka shtuar se nuk ka pasur bashkëpunim efektiv në këtë drejtim.

”Kompromisi në politikë është i domosdoshëm në politk duhet të bësh kompromis edhe kur ke të drejtë 100% ne kemi qenë shumë të butë jemi munduar shumë që ta shtrijim dorën e bashkëpunimit, unë kam ofruar ndihmë për ministren e jashtme që të shkoj t’i ndihmojë në procesine  anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës”, tha Çitaku. Teksa ka shtuar se lidhur me këtë çështje ishte ”përgjgije negative”.


Çitaku e konfirmon se PDK ka pasur takime me partitë opozitare

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa takime formale me partitë tjera të bllokut opozitar, përfshirë takime në nivel kryetarësh dhe në nivele të tjera.

Megjithatë, ajo theksoi se partitë opozitare janë të ndara dhe ruajnë subjektivitetin e tyre, duke pasur dallime në tempo dhe dinamikë, pavarësisht objektivave strategjikë të përbashkët.

Çitaku theksoi se bisedimet janë në fazat e hershme dhe nuk mund të flitet për ndonjë bashkëpunim të konsoliduar ende.

”Ka pasur takime formale, mes PDK-së dhe paritve tjera të bllokut opozitar nuk ka qenë një takim, por disa takime edhe në nivel të kryetarëve të partive, por edhe në nivele të tjera. Partitë opozitare janë të ndara dhe kanë subjektivitetin e tyre ndonse ne mund te kemi obejktivin e njëjte strategjik, po mund të dallojmë edhe në tempo dhe dinamikë. PDK ka pasur takime janë në fazë të hershme të bisedimeve dhe nuk mund të thuhet se ka ndonjë bashkëpunim”, tha Çitaku.


Çitaku: PDK dhe VV nuk mund të bashkëqeverisin, ne nuk hyjmë në Qeveri për të bërë dikë kryeministër

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka shprehur qartë se PDK-ja dhe VV-ja janë shumë të largëta nga një mundësi bashkëqeverisjeje, duke theksuar dallimet e thella mes dy partive.

Ajo theksoi se PDK-ja nuk hyn në qeveri për të marrë pozita, por për të udhëhequr projekte zhvillimore, dhe se është e pamundur për ta arritur një dakordim për një program të përbashkët zhvillimor.

Sipas Çitakut, nëse VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë mundësia do të kalojë te PDK-ja.

”Jemi shumë të largët, në vazhdimisht kemi qenë të kujdesshëm nuk duam ti fyejme qytetarët që e kanë votuar VV, por kemi dallime shumë të thella dhe nuk e shohim asnjë mundësi të qeversim së bashku, nuk qeveriste për të marrë një pozitë, qeveriset për të udhëhequr një projekt një platformë ne nuk hymë në qeveri as për ta bërë dikë kryeministër e as ministër, në qeverisjte hyhet nëse beson në një projekt të përbashkët zhvillimor dhe është e pa mundur që PDK të dakordohet me VV për një program zhvillomor, por le të vazhdojnë ata, i kanë  mundësitë tjera nëse nuk e bëjnë qeverinë për çka ne jemi të sigurt se në rrethanat që jemi nuk munden, dhe le të vijë radha te ne”, tha Çitaku.


Çitaku: S’ka diskutim me VV-në, hendeku mes PDK-së dhe VV-së është shumëvjeçar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në ”Click” të RTV21 ka thënë se PDK-ja nuk ka pasur asnjë diskutim me VV-në.

Ajo ka theksuar gjithashtu se ka një hendek të thellë dhe shumëvjeçar mes VV-së dhe PDK-së, i cili është krijuar gjatë viteve të kaluara. Çitaku e ka cilësuar këtë periudhë si një përpjekje të njëanshme për të përmbyllur ciklin e vrazhdë të politikës ndërmjet dy partive.

”Jo nuk kemi pasur dhe këtë ua them me kompetencë as nuk kemi kërkaur ne as nuk kanë kërkuar ata, përveç ndarjes klasike pozitë-opozitë ne kemi një hendek të thellë shumë vjeçar i cili është ndërtuar mes VV-së dhe PDK-së për shumë vite me radhë, por PDK asnjëherë që për kundër faktit që nga viti 2018 është në opozitë asnjëherë ne nuk kemi përdor metoda jo kushtetuese për të kundërshtuar VV jemi munduar që ta përmbylllim këtë cikel të vrazdhë, ka qenë përpjeke e njëanshme”, tha Çitaku.


Çitaku: Topi është te VV, të provojë formimin e Qeverisë, nëse jo radhën e kanë të tjerët

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në ”Click” të RTV21 ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, tani topi është te Partia e parë, Vetëvendosje (VV).

Ajo ka kërkuar që VV të tregojë nëse ka numrat dhe mundësitë për të krijuar qeverinë. Nëse VV nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë, sipas Çitakut, radhën për formimin e qeverisë e kanë partitë e tjera.

”Në bazë të rezultatit zgjedhor, edhe në bazë të rregullave dhe praktikës së kushtetuese paralemntare që e kemi ne  topi tani është te partia e parë të VV, pas certifikimit që ka ndodhur ne presim nga presidentja e vendit që të ftoj seancën, VV duhet të tregoj a i kanë numrat a i kanë mundësist të krijojn qeveritë nëse nuk i kanë atë radha vije te partitë tjera”, ka thënë Çitaku.


Çitaku: Faktet nuk përkojnë me deklaratën e Ministres në detyrë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në ”Click” të RTV21 ka komentuar mbi mundësinë e formimit të qeverisë nga VV, duke thënë se nëse ata kanë numrat, mund të vazhdojnë pa opozitën, por shtoi se ka pasur interpretime të kundërta lidhur me këtë çështje.

Këtë e tha Çitaku duke ju referuar një deklarate të Ministres së Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu.

Sipas saj, Kosovës i duhet një qeveri që fokusohet në sfidat reale dhe nuk bazohet në ambiciet personale apo ego.

”Ne rregull ne rast se i kanë numrat të bëjnë qeverinë pa opozitën ata le të vazhdojnë, ka fakte dhe interpertime, faktet janë që numrat nuk përkojnë me deklaratën e ministres në detyrë mirëpo nëse ata me kokëfortësi insitojnë se mund të formojë qeverinë le të vazhdojnë. Cmimet janë rritur tej amse, janë bërë të paperballueshme, gjerat bazike, nuk po flas për lluks, po flas për produktet elementare, Kosovës sa më parë i duhet një qeveri që fokusin nuk e ka të vetja, apo te realizimi i ambiceve personale apo te egoja e shfrenuar, por një qeveri që e ka një platëfromë të qartë, një qeveri që përballet me sfidat e mdha me të cilat ballafaqeohet qytetari i Kosovës”, tha Çitaku.


Çitaku: KQZ të përmirësohet për zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas zgjedhjeve të fundit, duke theksuar se procesi u stërzgjat dhe si rezultat i saj solli keqkuptime të panevojshme.

Ajo e vlerësoi si të nevojshme që KQZ të marrë mësime dhe të përmirësohet për zgjedhjet e ardhshme.

Tutje, ajo ka shtuar se ka pasur anëtarë të KQZ-së që përdorën një gjuhë të papranueshme ndaj mediave dhe subjekteve politike, duke ndikuar negativisht në besueshmërinë e procesit zgjedhor.

”Ky eshte verdikti i qytetarëve të Kosovës, dita e zgjedhjeve shkoj mirë dhe pa shqetësime, KQZ meriton të marrë një mësim dhe të permisohet për zgjedhjet e ardhshme, është hera e parë që ky proces është stërzgjatur, dhe sa herë stërzgjatet ka kohë për keqkuptime. Ne i kemi perfaqësuseit tanë në KQZ, Ka pasur anëtar të komiisionit zgjedhor që kanë përdorur një gjuhë të paparanueshëm për mediat dhe me subjektet tjera politike”, ka thënë Çitaku.


Çitaku: PDK-ja arriti rezultat të mirë, por nuk është rezultati që do ta dëshironim

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës në ”Click” të RTV21 ka theksuar se fushata zgjedhore ishte tepër e gjatë dhe se politika po dominon diskursin publik.

Sipas Çitakut, kjo ka kontribuar në rezultatet më të mira që PDK ka arritur në një dekadë, megjithatë, ajo ka theksuar se, si çdo garues, partia synon gjithmonë fitoren dhe ka pritur më shumë.

”Politika po na e dominon diskursin publik. PDK është munduar ekstremisht që të jetë korrekte në kouminikim publik, të bëjë fushatë poztivie, të ofrojë platformën e saj politike duke mos shar, duke mos përdorur gjuhë të vrazhdë. Normalisht që ishte rezultati më i miri që ka pasur PDK në një dekadë, por nuk është rezultati të cilin do ta dëshironim, kush hyn në garë dëshiron të fitojë”, tha Çitaku./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →