Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Çifti i famshëm i dha fund lidhjes 16-vjeçare

nga Kaltrina Berila13 janar 2022

Jason Momoa dhe Lisa Bonet po shkojnë drejt divorcit pas më shumë se 4 vjetësh martesë.
Çifti i famshëm dha lajmin të mërkurën në rrjetet sociale, me një deklaratë të përbashkët duke shpjeguar vendimin e tyre për t’u ndarë.
“Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngim dhe ndryshimet e këtyre kohëve transformuese. Po ndodh një revolucion dhe familja jonë nuk është përjashtim. Dhe kështu – ne po ndajmë lajmin e familjes sonë – se po i japim fund martesës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata filluan të takoheshin në vitin 2005, para se Momoa të bëhej i famshëm duke luajtur rolin e Khal Drogos në “Game of Thrones”. Ata u lidhën në tetor 2017. Çifti ka dy fëmijë së bashku, Lola Iolani Momoa dhe Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha Momoa, transmeton rtv21.tv.
Jason dhe Lisa thonë se përkushtimi i tyre ndaj fëmijëve të tyre është “i palëkundur” … kështu që duket se bashkëprindërimi do të qëndrojë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →