Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Chelsea nuk ndalet, shënon edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën e Konferencës

nga B G12 dhjetor 2024
​Chelsea nuk ndalet, shënon edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën e Konferencës

Skuadra angleze e futbollit Chelsea mposhti sonte Astana me rezultat 3:1, në Ligën e Konferencës.

Marc Guiu shënoi golin e hapjes me një përpjekje mahnitëse në minutën e 14-të në stadiumin “Almaty Ortalyk”.

Chelsea dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë me golin e sulmuesit spanjoll Guiu. Ndërsa Renato Veiga shënoi në minutën e 39-të pas asistimit të Dewsbury-Hall për rezultatin 3:0.

Astana zvogëloi epërsinë e mysafirëve me golin e Marin Tomasov në minutën e 45-të.

Chelsea prin me 15 pikë pas pesë ndeshjesh, ndërsa Astana renditet e 24-ta me katër pikë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →