RTV21
BallinaSport
Sport

Çeku viziton KOK-un, pajtohen për thellimin e bashkëpunimit mes tyre

nga Xh.D1 dhjetor 2021

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku gjatë vizitës në Komitetin Olimpik të Kosovës, ku shprehen gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes palëve.
“Presidenti Krasniqi, duke falënderuar ministrin Çeku për vizitën dhe përkrahjen që MKRS po e jep për KOK-un dhe federatat sportive, ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.

Të dyja palët kanë biseduar për planin strategjik të aktiviteteve për vitin 2022, ndarjen e buxhetit për KOK-un, marrë parasysh edhe garat e shumta ndërkombëtare si Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin të Kinës, Festivali Olimpik Dimëror dhe Veror Evropian për të Rinj në Vuokatti të Finlandës dhe Banska Bistrica të Sllovakisë, Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →