Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

​Çeku dhe Malaj: Bashkëpunimi kulturor Kosovë-Shqipëri i pashmangshëm

nga Venera Grabanica29 janar 2024
​Çeku dhe Malaj: Bashkëpunimi kulturor Kosovë-Shqipëri i pashmangshëm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka takuar Ambasadorin e ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku është thënë bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i pashmangshëm.

Sipas njoftimit të ministrisë, përplot aktivitete të përbashkëta janë realizuar vitin që lamë pas, dhe të tilla priten edhe në vazhdim.

Ministri Çeku i uroi suksese në detyrën e re, ndërsa i shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

“Bashkë u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin  duke u koordinuar për projekte të përbashkëta në kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore”, thuhet në njoftim.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →