RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Bujqit e Krushës së Madhe dëmtohen shkaku i koronavirusit

Hoti u bëri thirrje qytetarëve të mos koncentrohen vetëm te produktet bazike Me shtimin e masave nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalim e përhapjes së COVID-19, banorëve të fshatit Kr

nga Egzona Mehmeti12 prill 202012 prill 2020

Hoti u bëri thirrje qytetarëve të mos koncentrohen vetëm te produktet bazike

Me shtimin e masave nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalim e përhapjes së COVID-19, banorëve të fshatit Krushë e Madhe, të cilët merren me bujqësi iu ka dëmtuar rëndë ekonomia familjare, për faktin se produktet që janë të gatshme të dalin në treg do t’u mbesin në shtëpi.

Kryetari i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, në një intervistë për Kp deklaroi se prodhimet, të cilat do të duhej të shiteshin në pranverë dhe që tanimë i kanë bërë gati për treg kanë mbetur pa u shitur, duke e rënduar kështu ekonominë e çdo familje të fshatit.

I pari i Krushës me këtë rast, u bëri thirrje qytetarëve të mos koncentrohen vetëm te produktet bazike, mirëpo të blejnë edhe me produktet që këta të fundit i prodhojnë.

“Në fakt jo vetëm ekonomia e Krushës por edhe e komunës dhe e tërë Kosovës është e rrezikuar për faktin se janë disa prodhime të cilat tani më janë të gatshme për në treg, mirëpo për shkak të kufizimit të lëvizjes edhe ato kanë ngelur të pa shitura gjë që ka bërë që ekonomitë familjare të bien. Shfrytëzoj rastin që të gjithë qytetarët të mos koncentrohen vetëm tek blerja e gjërave të cilat janë bazike, por të merren edhe me këtë tjerat pasi që këto janë të pastërta dhe të shëndetshme”, tha Hoti.

E për t’i respektuar rregullat për parandalim e përhapjes së Koronavirusit, ai tha se bujqësia në Krushë po zhvillohet në grupe shumë të vogla e me raste edhe në mënyrë individuale.

“Normal se edhe kjo ka ndikuar, në bujqësi këtu në fshat pasi që fshati është një trevë bujqësore, mirëpo fermerët në mënyrë të përmbajtur konform rregullave të cilat janë dhënë nga Instituti i shëndetit publik, po punojnë në grupe të vogla apo edhe në mënyrë individuale”, deklaroi Hoti.

Sa i përket 28 të dyshuarve me koronavirus, të cilët kanë pasur kontakt me personat që kanë shitur fidane, Hoti tu shpreh se janë nën përkujdesjen e ekipës mjekësore dhe deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma të COVID-19.

“Ajo çfarë ne dimë për momentin, se të gjithë pacientët 28 nga ta të cilët, kanë pasur kontakt me personat që kanë shitur fidane, ende janë nën kontrollin e doktorëve dhe në përkujdesje të tyre me shpresën se nuk do të kenë asnjë sëmundje apo simptomë, në b azë të dhënave që na ka dhënë doktori i qendrës, ata rezultojnë të lajmërohen dhe të kenë kontakt të rregull me doktorin në baza ditore, dhe deri më tani nuk kanë pasur ndonjë simptoma, çoftë ngritje temperature apo të përafërta me simptomat e COVID-19”, deklaroi Hoti.

Hoti kërkoni nga qytetarët e Krushës të sillen konform rregullave të Institutit të shëndetësisë dhe qeveris së Kosovës.

Kujtojmë se në fshatin Krushë e Madhe janë 28 të dyshuar me koronavirus dhe deri më tani asnjë i konfirmuar.

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
LAJMI TJETËR →
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

Lexo edhe

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

12 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

1 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

1 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

1 orë më parë