Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bujar Osmani viziton nesër Kosovën, takohet me krerët e shtetit

nga Kaltrina Berila25 maj 2023
Bujar Osmani viziton nesër Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, nesër (e premte) viziton Kosovën ku do të takojë krerët e shtetit.

Takime të ndara Osmani do të ketë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e vendit, Albin Kurti, dhe homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, ku pritet të nisë takimi prej orës 9:00.

Pas takimit, Gërvalla e Osmani, njoftohet se do të mbajnë edhe konferencë për media prej orës 10:00.

Takimi mes Bujar Osmanit dhe presidentes Osmani nis në orën 10:25, ndërsa me kryeministrin Kurti prej 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →