Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bugaqku: Seanca për formimin e Qeverisë mund të thirrët deri më 19 nëntor

nga Venera Grabanica6 nëntor 2025
Bugaqku: Seanca për formimin e Qeverisë mund të thirrët deri më 19 nëntor

Hulumtuesi i në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, në një intervistë pë rtv21 tha se seanca për formimin e Qeverisë duhet të thirren brenda afatit 15 ditor kushtetues, nga data 5 nëntor kur ishte mandatuar Glauk Konjufca nga presidentja Osmani e deri më 19 nëntor.

Sipas tij, mandatari duhet të dal para deputetëve që të kërkojë votë për formimin e kabinetit qeveritar. Bugaqku tha se nëse dështon edhe mandatari i dytë, atëherë sipas Kushtetutës presidentja duhet që brenda 40 dite të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

‘’Sipas Kushtetutës dhe disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar se nëse dështohet në raundin e parë për formimin e Qeverisë atëherë presidenti i shtetit ka kompentencë që të caktojë një mandatar tjetër i cili sipas procedurës së njëjtë duhet që brenda 15 ditësh nga dita e nominimit që të dal para Kuvendit dhe të këkrojë votëbesimin për kabinetin e tij qeveritar. Ky afat rrjedhë nga momenti kur presidentja Osmani ka dekretuar Glauk Konjufcën mandatar tjetër për formimin e Qeverisë. Nga data 5 e deri më 19 nëntor Kuvendi i Kosovës ka kohë të mblidhet”, tha Bugaqku./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →