Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Britania e Madhe ndalon aeroplanët rusë

nga E.Bullaku24 shkurt 2022

Britania e Madhe po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore.
“Asnjë avion në një shërbim të planifikuar, i cili është në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i regjistruar në Rusi, nuk do të fluturojë në hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe”, thuhet në një buletin drejtuar pilotëve të sapo publikuar nga Departamenti i Transportit.
Linja ajrore ruse Aeroflot aktualisht operon fluturime direkte midis Moskës dhe Londrës-Heathrow dhe Gatwick, sipas faqes së saj të internetit, përcjellë rtv21.tv
Buletini, siç raporton CNN, gjithashtu ndalon avionët rusë nga hapësira ajrore mbi detin territorial të Britanisë. Kufizimi hyn në fuqi në orën 19:00 dhe është caktuar të skadojë më 23 maj./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →