🇽🇰 Kosova
Brahimaj i AAK-së: Nuk kam votë për Limajn si kryekuvendar
nga Gentrita Xhemajli19 korrik 2025
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj për takimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin ka thënë se ka qenë takim i paralajmëruar.
“Ky takim është i paralajmëruar në vardën e takimeve që kanë pasur të fshehta që për një kohë të gjatë nuk e kanë pranuar, por në fund doli Limaj e Kurti thanë që kanë pasur takime”, tha ai për RTV21.
Ai shtoi se nuk do të ketë votë personalisht për Fatmir Limajn për kryeparlamentar.
“Sigurisht që unë nuk do të kem votë për Limajn. Nuk e kemi bisedu, është vetëm qëndrimi i imi. Sigurisht që do të bisedojmë nëse do të jetë një propozim i tillë mrenda partisë, unë personalisht nuk kam votë për Limajn”, deklaroi Brahimaj. /21Media









