Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Bjellorusia po zhvillon stërvitje ushtarake në veri të Ukrainës

nga Egzona Mehmeti4 maj 2022

Bjellorusia, aleat i ngushtë rus dhe fqinj i Ukrainës në veri të saj, nisi stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë – një shkak potencial për alarm në Ukrainë.
Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj për gatishmërinë luftarake, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.
Megjithatë, Ukraina do të vëzhgojë nga afër Bjellorusinë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Kur Rusia ka goditur veriun e Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, disa javë më parë, zyrtarët ukrainas kanë pretenduar se disa nga raketat dukeshin se shkonin nga ana bjelloruse e kufirit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →