Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi: Po rrezikohet përfaqësimi demokratik i shqiptarëve në Luginë

nga Venera Grabanica3 mars 2025
Bislimi: Po rrezikohet përfaqësimi demokratik i shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot u takua me kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, me të cilin tha se biseduan mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë të Preshevë.

Në një postim në Facebook Bislimi ka shkruar se Rexhepi ndonëse është zgjedhur në mënyrë të rregullt si përfaqësues politik i shqiptarëve në Serbi, ai s’po zyrtarizohet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Bislimit kjo përbën pengesë institucionale dhe precedent të rrezikshëm për përfaqësimin demokratik të shqiptarëve.

“Angazhimi ynë është i pakusht dhe i vazhdueshëm për përmirësimin e jetës së shqiptarëve aty ku edhe më së shumti po shtypen të drejtat e tyre si në Luginën e Preshevës e në Sanxhak. E palëkundur është mbështetja për mbrojtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin e arsimit në gjuhën amtare, ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë sonë historike, dhe për sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Bislimit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →