Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19

nga Kaltrina Berila9 shtator 2022

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me Covid-19 është 371.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 25 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion 835 mijë e 735 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 191 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 563 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 48 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 741 persona./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →