Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden thotë se “Putin është mbështetur për muri”

nga Egzona Mehmeti22 mars 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden beson se “Vladimir Putin është mbështetur për muri” në Ukrainë, duke rritur mundësinë që ai të përdorë armë kimike ose biologjike.

Në një tryezë të rrumbullakët biznesi në Uashington DC të hënën, Biden tha se beson se Rusia po përgatit “flamuj të rremë”.

“Ata po sugjerojnë gjithashtu se Ukraina ka armë biologjike dhe kimike në Ukrainë”, tha Biden. “Kjo është një shenjë e qartë se ai po konsideron përdorimin e të dyjave.”

Zyrtarët e ShBA-së dhe aleatët kanë argumentuar vazhdimisht se Rusia mund të përdorë pretendime të rreme për armë kimike si një pararendës për përdorimin e armëve të tilla vetë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Më herët, në mars, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan ka paralajmëruar sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë se Moska do të përballet me pasoja nëse vendos armë kimike ose biologjike në Ukrainë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →