🌍 Bota
Biden: Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, më vdekjeprurëset që nga Holokausti
nga Venera Grabanica11 tetor 2023
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka cilësuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit si ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë që prej Holokaustit.
Biden këto komente i bëri derisa po fliste me udhëheqësit hebrenj në Washington, teksa tha se sulmet e Hamasit janë mizori e pastër.
“Ne ua kemi bërë të qartë iranianëve: Jini të kujdesshëm”, tha Biden, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Në luftimet mes Hamasit dhe Izraelit deri më tani janë vrarë 1 mijë e 200 izraelitë, ndërsa janë shënuar mbi 1 mijë e 100 viktima palestineze.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur për vizitë zyrtare në Izrael, në shenjë mbështetjeje ndaj shtetit hebre.










