RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden: Rusia dëshiron që Ukraina të pushojë së ekzistuari

nga Kaltrina Berila21 shtator 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të “ekzistuar si shtet, si popull”.
“Pak para se të pushtonte, Putini pohoi, dhe unë citoj, “Ukraina u krijua nga Rusia””.
“Dhe tani ne shohim sulme në shkolla, stacione hekurudhore, spitale… dëshmi edhe më të tmerrshme të krimeve të luftës të Rusisë”, shtoi Biden.
Presidenti amerikan i referohet gjithashtu varrit masiv të zbuluar së fundmi në Izyum, për të cilin ai tha se “tregonte shenja torture”, transmeton rtv21.tv.
Ai thotë se lufta e Rusisë ka të bëjë me shuarjen e të drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →