Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden premton “arsenal vaksinash” për vendet në zhvillim

nga Kaltrina Berila22 shtator 2021

SHBA-ja do të dhurojë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim nga viti i ardhshëm.
Presidenti amerikan, Joe Biden bëri premtimin në një samit virtual për Covid-19 në periferi të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke premtuar një “arsenal vaksinash”, transmeton rtv21.tv.
Dozat shtesë do të bëjnë që angazhimi i përgjithshëm amerikan për ndarjen e vaksinave të kalojë një miliard.
Ekspertët thonë se rreth 11 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë globale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv minimal prej 40% të mbulimit të vaksinave në çdo vend deri në fund të vitit 2021. Por qëllimi nuk ka gjasa të përmbushet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →