Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden paralajmëron Rusinë e Kinën: Po vazhduan sulmet kibernetike…

nga B.K28 korrik 2021


Sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë drejt një lufte të vërtetë, paralajmëroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Në fjalimin e mbajtur përpara komitetit të inteligjencës, ai tha se “…nëse përfundojmë në luftë – luftë të vërtetë, me të shtëna, me një fuqi të madhe – ajo do të jetë pasojë e një shkeljeje kibernetike me pasoja të mëdha”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi se ka një numër në rritje të sulmeve kibernetike kundër agjencive qeveritare dhe industrisë private në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët amerikanë i kanë lidhur këto sulme me Rusinë dhe Kinën, e disa prej tyre kanë ndodhur pikërisht në gjashtë muajt e parë të presidencës Biden. Qindra kompani amerikane janë prekur nga një sulm kibernetik, që është kryer më 2 korrik, kundër kompanisë së teknologjisë Kaseya, me seli në Floridë.
Në muajin maj, hakerët sulmuan tubacionin kryesor të karburanteve në SHBA, Colonial Pipeline, ndërsa në qershor, shënjestër e sulmit kibernetik ka qenë kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS.
Shtëpia e Bardhë thotë se Biden, që e diskutoi këtë temë delikate edhe me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë muajin e kaluar, “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Moska.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →