Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden kritikon kërkesën për urdhërarrest të liderëve izraelitë

nga B G21 maj 2024
Biden kritikon kërkesën për urdhërarrest të liderëve izraelitë

President i SHBA-së, Joe Biden kundërshtoi  kërkesat e të urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për liderët izraelitë në mes tluftës së vazhdueshme kundër Hamasit.

“Ne e refuzojmë kërkesën e GJNP-së për urdhër-arrest,” tha Biden në një ngjarje në Kopshtin e Trëndafilave për të festuar Muajin e Trashëgimisë Hebraike Amerikane., raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv

“Nuk ka asnjë ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit”, tha Biden. “Është e qartë se Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen civile. Më lejoni të jem i qartë, ajo që po ndodh nuk është gjenocid.”

Biden gjithashtu pranoi “traumën” e 7 tetorit dhe përsëriti angazhimin e tij “të hekurt” për sigurinë e Izraelit. Dhe ai premtoi të mos pushojë derisa të lirohen pengjet e mbajtura nga Hamasi.

Presidenti gjithashtu u zotua për një zgjidhje me dy shtete.

Biden dhe zyrtarët e tij të lartë kanë thënë se krijimi i një shteti palestinez me garanci për sigurinë e Izraelit është mënyra e vetme për të sjellë paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.

lencës”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →