🌍 Bota
Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
nga Venera Grabanica23 korrik 2024
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik.
Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.
Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.









