🇽🇰 Kosova
“Berliner Zeitung”: Kosova vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta
nga Gentrita Xhemajli29 janar 2025
Gazeta gjermane ‘Berliner Zeitung’i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve paralamentare që do të mbahen me 9 shkurt në Kosovë.
Aty, Kosova përmendet si vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta.
Tutje, theksohet se Kosova është një vend që kërkon stabilitet.
“Më 9 shkurt, shteti më i ri në kontinentin evropian do të zgjedhë një kryeministër të ri. Këto zgjedhje, në një vend që ende nuk njihet nga Serbia, konsiderohen vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Shteti, i cili shpalli pavarësinë në vitin 2008, po përballet me probleme të vazhdueshme si papunësia jashtëzakonisht e lartë, institucionet e dobëta dhe emigrimin e të rinjve të talentuar. Një vend që kërkon stabilitet”, thuhet në artikullin e tyre.











