Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Berisha-Kurtit: Dita e Egjiptianëve është 24 qershori e jo sot, i bie si ta shënosh 28 nëntorin më 24

nga Kaltrina Berila20 qershor 2025
Berisha-Kurtit: Dita e Egjiptianëve është 24 qershori e jo sot, i bie si ta shënosh 28 nëntorin më 24

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka marrë sot pjesë në një organizim të Qeverisë së Kosovës për shënimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian.

Berisha ka marrë fjalën në këtë organizim dhe ka përmirësuar Kurtin, duke i thënë se Dita e Komunitetit Egjiptian është me 24 qershor dhe jo sot.

Sipas deputetit Berisha, kjo është njejtë sikur të festohet 28 nëntori me datën 24 nëntor.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kurtin për mungesën e emblemës së Komunteit egjiptian dhe të njejtën ia ka dhuruar më pas kryeministrit në detyrë.

“Dua t’ju falënderoj për ndryshimin e bërë në këto katër vjet, ku kësaj radhe Partia Liberale ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një tryeze ku manifestohet Dita e Komunitetit Egjiptian. Vërej një ndryshim pozitiv dhe jemi mirënjohës për këtë ftesë. Pa dashur të kontestoj gjithçka që u tha këtu, dhe duke u pajtuar me një pjesë e jo me pjesën tjetër, si liberal besoj se do ta pranoni edhe anën tjetër që ekziston brenda komunitetit egjiptian. Nga ky takim vlerësoj se ka munguar një kujdes institucional për këtë ditë. Egjiptianët janë lojalë ndaj Kosovës, kategori kushtetuese dhe shtetndërtues. Përveç ftesës për të qenë pjesë e këtij takimi, nuk kemi pasur një koordinim paraprak që manifestimi të ishte më dinjitoz. Ky manifestim ka disa mangësi të rëndësishme. Organizimi shtetëror mban tryezë më 20 qershor, ndërsa Dita e Komunitetit Egjiptian është më 24 qershor. Për ne kjo është sikur të shënohet 28 Nëntori më 24 nëntor. Në këtë manifestim nuk është e pranishme as emblema e komunitetit egjiptian. Në një ditë të tillë, ajo duhej të ishte prezente”, tha ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →