Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Berisha: Jo Lista Serbe, por askush tjetër nuk mundet të na shantazhojë

nga Gentrita Xhemajli8 prill 2025
Berisha: Jo Lista Serbe, por askush tjetër nuk mundet të na shantazhojë

(Lajm i përditësuar)


Berisha: Jo Lista Serbe, por askush tjetër nuk mundet të na shantazhojë

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me qëndrimet e kësaj partie ka thënë se nuk lejohet të ndikojë askush në vendimet dhe qëndrimet e tyre.

Sipas Berishes, jo vetëm Lista Serbe por askush tjetër nuk mund të shantazhoj këtë subjekt politik.

”Si Parti Liberale… nuk kemi lejuar asnjëherë që askush të ndërhyjë në vendimet dhe qëndrimet tona, jemi të vetdijshem nuk i kemi borxh askujt. Jo Lista Serbe dhe askush tjetër nuk mundet të na shantazhoj”, tha ndër të tjera Berisha. /21Media


Berisha: Takimet me Kurtin pas zgjedhjeve, diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit qeverisës

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me takimet me kryeministrin në detyrë ka thënë se ata kanë diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm qeverisës.

Berisha ndër të tjerash shton se ai me Kurti është takuar dy herë pas procesit zgjedhorë.

“Në vazhdën e takimeve pas një procesi të stërzgjatur paszgjedhorë Kurti në kuadër të mandatit të tij ka ndërmarrë këto veprime kushtetuese të cilat i kemi konsideruar si takime të para. Unë me Kurtin jam takuar dy herë pas procesit zgjedhorë, kemi diskutuar për një  bashkëpunim të mundëshëm qeverisës për mandatin e ardhshëm”, tha Berisha. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →