Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Benzema ngrit padi kundër politikanit francez

nga B G19 tetor 2023
Benzema ngrit padi kundër politikanit francez

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema kohëve të fundit po përballet me disa probleme, por që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Fillimisht, Benzema u akuzua nga ministri i mbrojtjes i Francës, Gérald Darmanin se ai është pjesë e një grupi terroristë i quajtur “Vëllazëria Myslimane”.

Më pas, politikani francez, Eric Zemmour e lidhi Benzeman me vrasjen e fundit të profesorit Dominique Bernard, vrasje kjo nga një grup terroristësh.

“Po, ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes Benzemas dhe vrasjes së Dominique Bernard në një sulm terroristësh”, tha Zemmour.

Si duket kjo deklaratë e politikanit francez ka ndikuar në Benzeman, pasi që sipas gazetarit Fabrizio Romano, fituesi i Topit të Artë ka ngritur padi ndaj Eric Zemmour.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →