Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Behrami: Blerja e votave nuk e dëmton PDK në komuna

nga Gentrita Xhemajli6 nëntor 2025
Behrami: Blerja e votave nuk e dëmton PDK në komuna

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Click” të RTV21 tha se PDK nuk e dëmton në komunat e Kosovës vjedhjet e votave, duke shtuar se PDK është frymë e kundërt nga ajo siç e tha ai që promovon, kryetari i VV-së Albin Kurti.

Ai ndër të tjera tha se partia e tij është munduar që të shëroj plagat e thella të qytetarëve që sipas tij i ka hapur Albin Kurti përmes një përçarje sistematike.

“PDK nuk e dëmton nëpër komunat e Kosovës, fryma me të cilën garon PDK-ja është frymë e kundërta që promovon zoti Kurti. Ne kemi udhëhequr një fushatë depolarizuese në shumicën e komunave të Kosovës, një fushatë për qytetarët, për interesat e qytetarëve duke u munduar që të depolarizojm, të përbashkojmë qytetarët. Duke u munduar që të shërojmë plagët e thella që ky njeri i ka hapur përmes një përçarje sistematike që ka ushqyer dhe e ka injektuar në familjet tona, në lagjet tona, qytetet tona, në Republikën tonë, në aleatët tonë”, tha ai. /RTV21/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →