Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Begaj qytetar nderi i Deçanit – Haradinaj i nderuar nga vizita e tij në Gllogjan

nga Kaltrina Berila23 qershor 2024
Begaj qytetar nderi i Deçanit – Haradinaj i nderuar nga vizita e tij në Gllogjan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shkoi sot te familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku bëri edhe nderime për të dëshmorët.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar me vizitën e shefit të shtetit shqiptar, të cilit tha se ia iu dha titulli “Qytetar nderi i Deçanit”.

“Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit””, shkroi Haradinaj në “Facebook”.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj! Faleminderit🇦🇱“, shtoi ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →