Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Beach Volley, Kosova U20 mposht Turqinë

nga Xh.D16 korrik 2022

Kosova U20 – femrat, mposhti Turqinë në përballjen për renditje në Kampionatin Evropian të Beach Volley.
Dyshja kosovare, Yllka Jashari/Melirona Avdullahu ka zhvilluar ndeshjen për renditje kundër Turqisë, të shtunën pasdite, në përballjen e vlefshme për listën përfundimtare të Kampionatit Evropian U2O të volejbollit në rërë, femrat, ku ‘Dardanet’ garuan në Grupin C.
Pas tri humbjeve në një grup tejet të fortë me Kombëtare si Spanja, Gjermania e Estonia, Kosova mposhti dyshen turke Yilmaz/Aksoy 2-0 (21-14, 21-17) për të siguruar vendin e 25 në këtë Kampionat Evropian, pozitë të cilën e ndan me tri Kombëtare tjera./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →