Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

BE-ja shton Putinin dhe Lavrovin në listën e sanksioneve

nga E.Bullaku25 shkurt 2022

Bashkimi Evropian ka shtuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov në listën e sanksioneve, tha përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një konferencë të premten pas takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.
“Ky është rezultati përfundimtar i diskutimit që nuk përfundoi dje në Këshillin Evropian dhe është vendosur sot nga ambasadorët dhe ministrat”, tha Borrell.
“Pra, presidenti Putin dhe ministri i Jashtëm Lavrov janë në listën e personave të sanksionuar së bashku me anëtarët e mbetur të Dumës që po mbështesin këtë agresion”, shtoi ai.
Borrell tha se të vetmit liderë botërorë që u sanksionuan nga Bashkimi Evropian janë presidenti sirian Bashar al-Assad dhe ai bjellorus Alexander Lukashenko.
“Dhe tani Putini”, shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →