RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA

nga Gentrita Xhemajli28 prill 2025
​Basketbollistja kosovare nis aventurën në SHBA

Basketbollistja premtuese Yllza Uka, pas shumë viteve me Junior 06 Moni Bau, ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo rrëfen se ëndrra për të luajtur në SHBA nisi vite më parë, ndërsa falë mbështetjes së familjes dhe trajnerëve, arriti ta realizojë.

Yllza tregon se largimi nga Kosova dhe shoqet e fëmijërisë ishte i vështirë, por përvoja e re i dha edhe më shumë motivim.

Ajo thekson ndryshimet e mëdha mes dy sistemeve, sidomos në kushtet dhe zhvillimin e sportistëve.

Përkundër mallëngjimit për familjen dhe miqtë, Yllza mbetet e vendosur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Evropë dhe të përfaqësojë Kosovën me krenari.

Ajo u dërgon një mesazh të gjitha vajzave të reja: “Mos ndalni kurrë së ndjekuri ëndrrën tuaj, pavarësisht pengesave.”

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Më të fundit

Të gjitha →