Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Bashkimi arrin fitore historike kundër Anwil Wloclawek

nga Venera Grabanica24 shtator 2025
Bashkimi arrin fitore historike kundër Anwil Wloclawek

KB Bashkimi ka shënuar një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur gjigantin polak Anwil Włocławek me rezultat 80-75 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të para-kualifikimeve të FIBA Europe Cup dhe solli një atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna, ku tifozët verdhezi krijuan një mbështetje të zjarrtë për skuadrën e tyre.

Basketbollistët e Bashkimit treguan karakter të madh, duke kontrolluar lojën në momentet vendimtare dhe duke mos lejuar që përvoja dhe emri i madh i skuadrës polake të ndikonte në rrjedhën e takimit.

Me këtë triumf, skuadra prizrenase dëshmoi se është e gatshme të përballet denjësisht me kundërshtarë të mëdhenj evropianë dhe të ëndërrojë për një kualifikim historik.

Kjo fitore pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, jo vetëm si një rezultat i madh sportiv, por edhe si një dëshmi se basketbolli kosovar po bën hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë
LAJMI TJETËR →
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

Më të fundit

Të gjitha →