Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Basha: Populli në shesh derisa të marrë fatin në dorë

nga Kaltrina Berila16 shkurt 2019

Protestë në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar përshkallëzimin e protestës në Tiranë, por ka shmangur komentet për reagimin kundër dhunës, të komunitetin ndërkombëtar, duke thënë se populli do të qëndrojë në protestë, për të marrë në dorë fatet e tij.

“Siç e patë edhe ju, në veçanti ju që e njihni punën e policisë, patë një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë, që mbronin perimetrin e kryeministrisë. Kjo është qartësisht pjesë e një plani për të provokuar futjen e protestuesve në selinë e Kryeministrisë, sepse në asnjë rast policia dhe gardhi policor, edhe kur kanë presion shumë më të madh, nuk hapet në këtë mënyrë. Pra ka pasur një skenar të mirëmenduar madje të paralajmëruar nga Edi Rama, për të çuar në dhunë dhe konfrontim. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të qytetarëve deri në fund”, deklaroi Basha.

Ai ka bërë të ditur se qytetarët janë thirrur nga opozita në protestë me një qëllim të qartë politik për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

“Ju e dini fare mirë se si organizohen protestat e dhunshme. Asnjë prej protestuesve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. U bëj thirrje të gjithë efektivëve të policisë të ruajnë qetësinë sikundër u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre”, porositi Basha

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →