Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

nga B G30 tetor 2024
Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë, KEDS tregon arsyet

Një pjesë e qytetit të Prishtinës, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve” ka mbetur pa energji elektrike nga ora 09:00.

Zyrtarë të KEDS-it ka thënë për kp se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në këtë lagje është e planifikauar për projektet investive.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 si rrjedhojë e punimeve të planifikuara.

Ai thekson se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në orën 17:00.

“Ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 17:00 për projektet investive”, thekson Krasniqi për KosovaPress.

Ai ka lënë të kuptohet se në disa vende të kësaj lagjeje mund të rikthehet furnizimi edhe para orës 17:00.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →