Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Banka Botërore parashikon tkurrje të ekonomisë së Kosovës për 2020

nga Egzona Mehmeti9 prill 2020

Sipas raportit të Bankës Botërore, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021

“Përveç mbylljes së përkohshme të aktiviteteve kryesore ekonomike dhe humbjes së të ardhurave, ndikimi i shpërthimit të COVID-19 në Kosovë do të shoqërohet kryesisht me remitenca më të ulëta të drejtuara nga diaspora, dhe në ndërtimin e banesave, por ekonomia pritet të rikuperohet në 2021”, bëhet e ditur në raport.

Sidoqoftë, nëse shpërthimi vazhdon përtej tremujorit të dytë të vitit 2020, sipas Bankës Botërore, ndikimi i COVID-19 do të ndikojë më rëndë në anën e furnizimit të ekonomisë, duke çuar në humbje afatgjata në vende të punës dhe prodhim.

Banka B tërore është duke përfunduar një program aktivitetesh për të ndihmuar Kosovën të menaxhojë dhe zbusë ndikimin e krizës, përfshirë një projekt të ri të shpejtë për t’iu përgjigjur përparësive urgjente të sektorit shëndetësor dhe për të mbrojtur të ardhurat e familjeve.

“Gjithashtu do të ketë një ristrukturim të projekteve të aprovuara tashmë për të mobilizuar fonde në mbështetje të NVM-ve dhe së fundmi një operacion kredie për politikë zhvillimi për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të ndihmuar në financimin e buxhetit. Në mënyrë kolektive, këto programe ka të ngjarë të tejkalojnë 120 milionë euro”, theksohet në raportin e Bankës Botërore për Kosovën.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →