Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Ballkani luan ndaj Shkupit për të bërë histori

nga Kaltrina Berila25 gusht 2022

Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja kthyese ndërmjet Ballkani dhe Shkupit, e vlefshme për play-off-in e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës kërkon të bëjë histori duke u kualifikuar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni dhe për ta bërë këtë duhet që së paku ta ruaje rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e fitoi me rezultat 2-1 javën e kaluar në Shkup.
Mbështetja e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e madhe pasi mësohet se janë shitur pothuajse të gjitha biletat, ndërsa trajneri Ilir Daja në konferencë për media deklaroi se skuadra duhet të djersitet dhe të jap maksimumin për ta realizuar këtë ëndërr./kp

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →