RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ballkani ia bën bajat Feronikelit 74 rikthimin në gara

nga Kaltrina Berila4 nëntor 2024
​Ballkani ia bën bajat Feronikelit 74 rikthimin në gara

Ballkani është treguar skuadër e pamëshirshme në ballafaqim me Feronikelin 74, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Shabani, Adetunji, Queven dhe Karrica shënuan golat për skuadrën kampione të Kosovës, ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Sahiti.

Me këtë fitore, Ballkani e ka kthyer epitetin e liderit të tabelës në Superligë me 22 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, skuadra nga Drenasi vazhdon të mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →