Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajrami-Muratit: Qëndroj 24 orë në foltore e të demantoj me referenca e dokumente tua

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2024
Bajrami-Muratit: Qëndroj 24 orë në foltore e të demantoj me referenca e dokumente tua

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë që autostradën nuk e ka marrë Qeveria me vete në shtëpi.

“Qysh bre ministër mundesh me thënë përjashtone autostradën, pse a e ka marrë qeveria me veti në shpi autostradën a, qysh me përjashtu autostradën, a nuk i bjen ti në autostradë për Shkup kur të shkojsh, për Shqipëri a nuk i bjen nëpër autostradë”, tha Bajrami.

“A e din ku ke ngel, te ura e Badocit 34 metra, kush është tu t’pengu, cila Gjykatë Kushtetuese”, vazhdoi ajo.

“Për secilin argument që e thu, qëndroj 24 orë në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj, por mjaftë propagandës”, tha në fund ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →