Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bajraktari: Kushtetuesja ta qartësojë zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb

nga B G7 janar 2026
Bajraktari: Kushtetuesja ta qartësojë zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb

Avokati Ardian Bajraktari pret nga Gjykata Kushtetuese që të dalë sa më shpejt me një vendim interpretues sa i përket ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Sipas tij, është e rëndësishme që vendimi të merret përpara procedurave të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që të shmangen paqartësitë dhe një bllokadë eventuale e konstituimit të Kuvendit. Avokati Bajraktari kërkon po ashtu nga partitë politike që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të ketë një verdikt sa i përket ankesës së Listës Serbe. Po ashtu, është e rëndësishme të sqarohet nëse, në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit Nenad Rashiq, janë përmbushur kriteret, përkatësisht kërkesat kushtetuese dhe ato të Rregullores së Kuvendit.”,  tha Bajraktari për RTV21./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →