Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Autobusi që transportonte emigrantë aksidentohet në Bullgari, një i vdekur e disa të lënduar

nga Venera Grabanica26 shkurt 2023
Autobusi që transportonte emigrantë aksidentohet në Bullgari, një i vdekur e disa të lënduar

Një emigrant pa dokumente nga Afganistani ka humbur jetën në një aksident autobusi në autostradën Trakiya herët të dielën në mëngjes, konfirmoi për BTA prokurori i qarkut Stara Zagora, Dicho Atanassov. Ai tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Çirpanit rreth orës 5 të mëngjesit. Sipas raporteve fillestare, një furgon ngarkesash mbante 46 emigrantë të paligjshëm.
Rreth 32 persona u lënduan gjatë përplasjes dhe u dërguan në spitalin në Stara Zagora dhe Chirpan. Disa janë në gjendje të rëndë.
Atanassov tha se ngasësi, i cili mendohet të jetë një shtetas pakistanez, u largua nga vendi i ngjarjes.
Goma e pasme e majtë ka shpërthyer, ngasësi ka humbur kontrollin dhe autobusi ka goditur disa herë parmakun.
Më vonë gjatë ditës Ministria e Brendshme ka njoftuar se një person është arrestuar në lidhje me aksidentin.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →