Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara

nga Kaltrina Berila24 tetor 2025
ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara

Sot, në qytetet e Mitrovicës dhe Drenasit, ekipet e ATK-së kanë vendosur stikera njoftues në bizneset që janë të regjistruara, për të dalluar nga ato që nuk i përmbushin detyrimet tatimore.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, theksoi se ky aktivitet ndihmon të dallojnë bizneset që shmangin detyrimet tatimore.

“Vendosja e stikerëve tregon qartë se cilat biznese janë të regjistruara dhe lehtëson identifikimin e tyre nga qytetarët”, tha ai.

Hyseni u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë për çdo biznes të dyshuar për mos regjistrim përmes Platformës së Denoncimeve në faqen zyrtare të ATK-së: https://crmm.atk-ks.org/sq/Public/WantToReport”

Ky aktivitet nënvizon përpjekjet e ATK-së për një ekonomi të drejtë, transparente dhe konkurruese, ku puna e ndershme vlerësohet dhe mbështetet.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →