Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asociacioni i Komunave dorëzon padi kundër MAShTI-t dhe MSh-së

nga Xh.D23 gusht 2022

Asociacioni i Komunave ka dorëzuar padi ndaj Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kontratat kolektive.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi deklaroi se komunat do ta padisin Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, pasi janë dëmtuar me mbi 35 milionë euro.
Kjo për shkak se niveli qendror kishte nënshkruar kontratën kolektive, derisa barra financiare iu kishte vendosur komunave.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar sot Komunat e  Republikës së Kosovës do të deponojnë padinë sa i përketë çështjes së kontratave kolektive ndaj MASHT-it dhe MSh-së, ku vlera e dëmit të vlerësimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës tejkalon shumë e 35 milionë eurove”, ka thënë Ibrahimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →