Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë Fisnik Osmani jep dorëheqje

nga Xh.D19 shtator 2022

Asamblisti i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.
Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është “personale”.
“Në përbërjen e grupit të asamblistëve të LDK-së ka një ndryshim. Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” – tha Kupina.
Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos”./kallxo

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →