RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet për dhunë në familje, i konfiskohen edhe dy armë

nga Venera Grabanica3 dhjetor 2022
Arrestohet për dhunë në familje, i konfiskohen edhe dy armë

Mbrëmë nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar një person për veprën dhunë në familje, si dhe kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe një pistoletë, tre karikatorë, 35 fishekë, një shufër metalike etj.
Siç ka njoftuar Policia personi i dyshuar N.S. mashkull 37 vjeç, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →