Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet pasi që kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona

nga Kaltrina Berila11 tetor 2024
Arrestohet pasi që kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Viti ka arrestuar një të dyshuar për kontrabandë me migrantë dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.

Ai dyshohet se kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. I dyshuari është arrestuar të enjten ndërkohë që hetimet për këtë rast kanë filluar në korrik të këtij viti.

“Pas hetimeve të zhvilluara, më 10.10.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale thuhet se janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare.

I dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →