Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person për vjedhje në Gjilan

nga Venera Grabanica23 mars 2022

Një person nga Gjilani është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, i dyshuar për vepren penale “Vjedhje e rëndë”.
Për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar se Policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit S. A. (1991) me vendbanim në Gjilan me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur.
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
“Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij ju kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. (1998). I dyshimti Sh. I. është arrestuar nga hetuesit policor dhe pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Hashani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →