Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person në Obiliq, transportonte 57 emigrantë

nga B G2 qershor 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se po transportonte me autobus 57 emigrantë.
“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, më 01.06.2022 rreth orës 22:00, është ndaluar për kontrollim nga zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Regjional të Prishtinës një autobus. Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në komunikatë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →