Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohet një person i kërkuar në Gjilan

nga Egzona Mehmeti21 tetor 2022

Një person i kërkuar u arrestua në Gjilan.
Policia sot informoi se S.D ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej 100 ditësh për veprën penale ‘’Vjedhje’’.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 20.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar S.D. (1986). Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, informoi Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shtoi se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →