🇽🇰 Kosova
Arrestohet një person, dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje
nga Kaltrina Berila5 maj 2024
Një burrë është arrestuar në Viti të shtunën nën dyshimin se ka publikuar në një grup në rrjete sociale disa fotografi të natyrës eksplicite të një gruaje.
Sipas raportit policor të Kosovës, rasti ishte iniciuar më 29 prill.
Burri dyshohet se fotografitë i kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “fotografim dhe video-incizim tjetër i paautorizuar”.











