Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Rasti “dhunë në familje” ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare.
Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media











