Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Arrestohen tri gra në Aeroportin e Prishtinës

nga Miranda Beqaj27 shkurt 2022

Tri gra janë arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi që të njëjtat kanë dashur të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.
Dje është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit te Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj  në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Si dhe një femër shtetase e Kosovës përmes aeroportit të Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në  një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Leje qëndrimin të huaj). E dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Gjatë 24 orëve të fundit falsifikime të dokumenteve janë raportuar edhe nga Stacioni policor kufitar, Bërnjak si dhe Stacioni policor kufitar, Hani i Elezit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →